Gjilan

Transferime në arsimin gjilanas

Në kuadër të përpjekjeve tona për përzgjedhjen e stafit menaxhues të shkollave, përkatësisht të drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve, fillimisht përmes komisionit i cili nuk u votua dy herë radhazi në Kuvendin Komunal të Gjilanit, ju njoftojmë se sot kemi marrë vendime si në vijim:

1. Për drejtorët që kanë përfunduar dy mandate, dhe për të cilët është bërë e pamundur vazhdimi i mandatit përmes vlerësimit të performancës;

2. Për drejtorët ndaj të cilëve, për shkak të neglizhencës së zyrtarëve të lartë në drejtori, nuk është filluar me kohë vlerësimi i performancës, ose nuk janë njoftuar.

3. Të gjitha vendimet për ushtrues detyre (U.D.) janë të vlefshme për një periudhë 6-mujore, ndërsa transferimet për drejtorët që nuk kanë pasur orë të ruajtura në mësimdhënie në momentin e emërimit në pozitat drejtuese, janë të vlefshme për një periudhë 1-vjeçare.

Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan mbetet e përkushtuar në zbatimin e udhëzimeve dhe rregulloreve administrative në fuqi, duke garantuar njëkohësisht transparencë të plotë dhe llogaridhënie publike.

Vendimet u janë dorëzuar të gjithë drejtorëve nga drejtori i DKA-së Shpend Nuhiu në prezencë edhe zyrtarëve të drejtorisë.

Më poshtë mund të shihni emrat e tyre:

Të gjitha reagimet:

1111

You Might Also Like