OPINION

TREKËNDËSHI KUFITAR

Shkruan: Refik HASANI
Vendin, ku takohen Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, e vizitova qw nw tw vwrtet wshtw trekëndëshi Kufitar, ku shkohet nga qyteza e Zhegrës për në fshatin Dunav të Gjilanit, është trekëndëshi kufitar, në një pikë kafitare të padrejt që ndahen 3 shtete.
Për të shkuar deri në pikën kufitare, nga Dunavi, një pjesë e rrugës është dashur të kalohet në këmbë, një orë rrugë vetëm njëra rrugë, duke kaluar në këto bukuri natyrore të Maleve të Karadakut. Gjilani, Presheva e Kumanova,jan këto 3 Rajone, si qendra më të mëdha Rajonale që kufizohen në këto 3 shtete.
Interes i përbashkët është Vëllazërimi, Miqësimi e Binjakëzimi, në mënyrë institucionale për një bashkëpunim të mirëfilltë institucional në trekëndëshin kufitar në mesë Kumanovës, Preshevës e Gjilanit, e rritë mirëqenjën e këtyre hapsira tona shqiptare.
 Jo vetëm mundësi të shumta, por kemi obligim të krijohen lidhje të qëndrueshme në baza reciproke, standarde dhe nivele të barabarta institucionale me Komunat fqinjë kufitare, bashkëpunim të njëmendët e institicional në trekëndëshin kufitar në mesë Kumanovës, Preshevës e Gjilanit.
Bashkëpunimi e mirëkuptimi në trekëndëshin kufitar,nënkupton edhe për programe e grante të BE-së, si IPA I dhe IPA II, dhe për projekte që do të konkurrojn dhe me të cilat përfitimet në interes të përbashkët të këtij trekëndëshi kufitarë. Urojm që në trekëndëshin kufitar, të jetë dhe mbetët një zonë e sigurt, si dhe garantimin e lehtë të lirisë së lëvizjes dhe qarkullimit të mallrave e vlerave të përbashkëta të kulturës e kultivim tradite.
Një urë bashkëpunimi, të shëndërrohet një trekëndësh të paqes, ku gjejn pikë takim, si bartësit e institucioneve, por edhe Poetët, Shkrimtarët, Afaristë, Piktorët etj. Në 3 anët e kufirit të këtyre 3 shteteve, shumicën e përbëjmë NE SHQIPTARËT.
*Pamje nga vizita, në Trekëndëshin Kufitar, aty ku takohen Kosova, Maqedonia Veriut dhe Serbia,datë 14 dhjetor 2025. **Autori, përveqë këtij vështrimi ka edhe një kumtesë me tematik të kësaj teme, si punim i studiuar formë më të gjërë, prezentuar në konferencë shkencore, trajtim i hulumtuar mbi Vëllazërimin, Miqësimin e Binjakëzimin në trekëndëshin kufitar në mesë Kumanovës, Preshevës e Gjilanit.

You Might Also Like