Gjilan

U bënë homazhe në 27-vjetorin e rënies së martirëve të Llashticës

Me rastin e shënimit të 27-vjetorit të rënies së Martirëve, në fshatin Llashticë, u bënë homazhe pranë varrezave të martirëve, duke nderuar me respekt të thellë dhe mirënjohje sakrificën e tyre sublime për lirinë e vendit.

Në këtë aktivitet përkujtimor morën pjesë Kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj. Krenare Latifi Kqiku, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë institucionalë.

Kujtimi dhe vepra e martirëve mbeten pjesë e pandashme e historisë sonë dhe frymëzim i përhershëm për brezat që vijnë.

You Might Also Like