Shëndeti

U mbajt aktivitet i ndërgjegjësimit për “Rëndësinë e shëndetit mendor” 

Muaji Maj – Muaji i Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor

 

 

Linditë Dushku, psikologe e shkollës

 

 

“Kujdesi për mendjen tonë është forcë, jo dobësi. Le të flasim, të dëgjojmë dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin.”

Muaji Maj – Muaji i Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor

Me nxënësit u diskutua

Shëndeti Mendor – Fuqia për të jetuar mire

Çfarë është shëndeti mendor?

Gjendja emocionale, psikologjike dhe sociale e një personi
Ndikon në mënyrën si mendojmë, ndjejmë dhe veprojmë

  • Çdo njeri përjeton emocione – disa të lehta, disa të vështira.
  • Shëndeti mendor ndikon në mënyrën si mendojmë, ndjejmë dhe veprojmë.
  • Është po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik.

Pyetje interaktive:

“Kur themi ‘shëndet mendor’, çfarë ju vjen ndër mend?”

“A është po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik?”

Pse është i rëndësishëm shëndeti mendor?

Barometri i emocioneve- njohja e emocioneve tona- u diskutua se sa injohim emocionet tona, sa  të rëndësishme janë ato për ne.

Çfarë Mund të Bëjmë për të Ruajtur Shëndetin Mendor?

Qëllimi: Të zhvillojnë strategji për mirëqenie mendore.

Ata listuan gjërat që I pëlqejnë të bëjnë, si p.sh., ecje në natyrë të mirren me aktivitet që u pëlqen

Aktivitet (ushrim): Brainstormin/frymëmarrja me vetëdije dhe relaksimi progresiv i muskujve

Aktivitet praktik – Kutia me vegla për mirëqenie

Çfarë më ndihmon mua kur ndihem keq /  nxënësit raportuan strategjitë e tyre për një mirëqenie të mirë psikologjike, listuan gjërat që ata pëlqejnë të bëjnë kur kanë një ditë të keqe apo një ngarkesë emocionale.

Role-play i shkurtër:

Një nxënës luajti  dikë që ndihet keq sepse ka marr një vlerësim të dobët në lëndën e fizikës dhe tjetri përpiqet ta ndihmojë.(situatë hipotetike)

Qëllimi ishte që nxënësit të kuptojnë rëndësinë e ndihmës që mund t’i japim dikujt në situata të tilla dhe të shtrojnë pyetje si :

“Çfarë mund të themi që ndihmon dikë dhe çfarë duhet të shmangim?” Nxënësit reflektuan për rëndësinë ka ndihma jonë ndaj dikujt në një situatë vështirësie.

Çfarë do bësh për veten këtë javë?

Në fund folëm për strategjitë që mund t’i bëjmë vet për vetën që të kemi një shëndet sa më të mirë mendor. Secili prej nxënësve listoi gjërat që u ndihmojnë të kalojnë situate të tilla, stress, ankth, ndjehen të mërzitur, ndjehen të vetmuar, etj., ata patëm mundësinë të njihen me disa prej strategjive që mund ti bënin ata duke nisur me  javën që kanë përpara.

Resurset dhe mbështetja

Ku mund të drejtohen ata:

Prindi

Mësuesi

Kujdestari/kujdestarja e klasës

Një miku/mikeje

Psikologut të shkollës

Psikologut në qendra për shërbime psikologjike, private dhe shtetëore

Faqe online që japin shërbime të mbështetjes psikologjike si psh: linja e jetës.

You Might Also Like