Festim Shkodra – koordinator i OMGJ 2021
U MBAJT OLIMPIADA E XIII MATEMATIKE E GJILANIT – OMGJ 2021
Më 20.02.2021, u mbajt Olimpiada Matematike e Gjilanit – OMGJ 2021. Olimpiada u mbajt në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, Kjo olimpiadë u organizua nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës (SHMK) dhe Drejtoria Komunale të Arsimit (DKA) në Gjilan.
Sot më 20.02.2021, u mbajt me sukses Olimpiada e XIII Matematike e Gjilanit – OMGJ 2021. Olimpiada u mbajt në hapësirat e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, duke respektuar masat anti-kovid të IKSHPK-së. Kjo olimpiadë u organizua nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës (SHMK), në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA) në Gjilan. Në olimpiadë morën pjesë rreth 60 nxënës të klasave IX-XII, të shkollave publike dhe private të Komunës së Gjilanit. Olimpiada u organizua me standarde tejet të larta dhe kushte komode të ofruara nga shkolla mikpritëse.
Në fillim drejtori i DKA-së z. Nazim Gagica, iu drejtua nxënësve të shpërndarë nëpër klasa në pajtim me masat anti-kovid, me një fjalë rasti në secilën klasë dhe më pas bëri hapjen zyrtare të Olimpiadës. Ai iu drejtua nxënësve me fjalë inkurajimi, duke i uruar që të vazhdojnë traditën e sukseseve në matematikë të nxënësve tanë, për çka edhe po njihet Gjilani si qytet i matematikës në Kosovë. Ai ju uroi këtyre talenteve të matematikës një ardhmëri të ndritshme me dëshirë që në të ardhmen ata të kontribuojnë për Gjilanin dhe Kosovën. Ai poashtu premtoi një përkrahje të vazhdueshme dhe gjithnjë e më të madhe të Komunës së Gjilanit, për këta nxënës të vyeshëm. Ai poashtu çmoi shumë punën e koordinatorit komunal të këtyre olimpiadave, profesorin e matematikës Festim Shkodra si dhe stafin e bashkëpunëtorëve të tij, për mbajrjen me standarde të larta të kësaj gare
Me nga një fjalë rasti iu drejtua garuesve nëpër klasa edhe koordinatori i OMGJ 2021, profesori Festim Shkodra. Ai iu tha nxënësve garues, se me vetë pjesëmarrjen e tyre në këtë garë të gjithë janë fitues, sepse kanë mbërri këtu pas një përzgjedhje meritore në shkollat e tyre. Ai iu rikujtoi garuesve se pikërisht këto gara ishin pikënisje për shumë ish-garues që kanë mbaruar dhe po mbarojnë studimet në universitete prestigjioze nëpër botë, me rezultate të shkëlqyeshme. Poashtu ai tha se ish-garuesit tanë, kanë arritë rezultate të shkëlqyeshme si në universitetet vendore edhe rajonale. Ai përmendi se zotërimi i mirë i matematikës, iu siguron atyre një sukses më të lartë edhe në ekonomi, teknikë, teknologji informative, mjekësi, agronomi etj. falë ndërtimit të kësaj shkence si dhe nxitjes të mendimit të thellë kritik dhe logjik në të. Ai falënderoi gjimnazin “Xhavit Ahmeti” dhe DKA-në në Gjilan për përkrahjen në vazhdimësi për organizimin e këtyre olimpiadave.
Pas mbarimit të olimpiadës OMGJ 2021, u shpallen rezultatet zyrtare si vijon:
KLASA IX
Fisnik Halimi – “Hello Academy” , Gjilan / vendi i I
Elorina Musliu – SHMU “Abaz Ajeti” , Gjilan/ vendi i II
Eda Zeqiri – SHMU “Dëshmorët e Kombit” , Livoq i Ultë / vendi i III
Blerand Ajeti – SHMU “Musa Zajmi” , Gjilan / vendi i III
KLASA X
Olt Imeri – Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” , Gjilan / vendi i I
Jon Kryeziu – Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” , Gjilan / vendi i II
Vesa Hasani – Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” , Gjilan / vendi i III
KLASA XI
Yllkë Jashari – Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” , Gjilan / vendi i I
Lum Hoxha – Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” , Gjilan / vendi i II
Erjon Mujku – Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” , Gjilan / vendi i III
KLASA XII
Rinesë Morina – Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” , Gjilan / vendi i I
Herolind Hajdini – Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” , Gjilan / vendi i II
Kledia Mehmeti – Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” , Gjilan / vendi i III
Liridona Mehmeti – Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” , Gjilan / vendi i III
Këta nxënës u shpërblyen me medalje, mirënjohje dhe dhurata tjera modeste. Poashtu nga një mirënjohje për pjesëmarrje në olimpiadë iu dha edhe garuesve tjerë, duke iu dëshiruar suksese më të mëdha herave tjera. Nxënësja e klasës së XII Rinesë Morina nga Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, tregoi suksesin më të lartë nga të gjithë garuesit duke marrë 90 pikë nga 100 të mundshme. Me mirënjohje u nderuan edhe mësimdhësit e nxënësve fitues, anëtarët e komisioneve punuese të olimpiadës si dhe të gjithë ata që kontribuan mbarëvajtjen e kësaj olimpiade. Posaçërisht u falënderuan mediat lokale për përcjelljen e kësaj gare dhe kompanitë “Dea”, “GanDizajn”, “SyriMobile” dhe “BitiCom” për përkrahje.
Ekipi fitues i Komunës së Gjilanit, do të marrë pjesë më 27.02.2021 në Olimpiadën e XIII Matematike të Kosovës – OMK 2021, në Prishtinë, që do të mbahet në Gjimnazin Matematikor në Prishtinë me fillim në ora 10.00. Ndërsa Lum Jerliu, nxënës i klasës së X nga Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, në saje të sukseseve të tij në olimpiadat matematike shtetërore, mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare në vitin e kaluar, do t’i bashkohet ekipit të Gjilanit direkt në OMK 2021. Nga OMK 2021 përzgjedhen 20 garuesit më të suksesshëm, që i nënshtrohen më pas një testi seleksionues për përzgjedhjen e ekipit shtetëror që do të marrë pjesë në Olimpiadën e 62-të Internacionale të Matematike Botërore – IMO 2021 që sivjet mbahet në muajin korrik në Rusi. Gjithashtu nga këto gara përzgjedhet ekipi i Kosovës që do të marrë pjesë në Olimpiadën Europiane Matematike për Vajza – EGMO 2021, që sivjet mbahet në muajin prill në Gjeorgji dhe një pjesë e ekipit të Kosovës që do të marrë pjesë në Olimpiadën Matematike Kosovë-Shqipëri – KAMO 2021, që sivjet pritet të mbahet në Shqipëri.
I urojmë shumë suksese ekipit të Komunës së Gjilanit, në olimpiadat vijuese!