Gjilan

U ndahen mirënjohje edhe personaliteteve të arsimit dhe të gjitha institucioneve shkollore të nivelit të ulët dhe të mesëm

Gjilan, 14 qershor 2019 – Në vazhdën e aktiviteteve maratonike në 20 –vjetorin e Ditës së Çlirimit, nën organizimin e e kryetarit të Komunës së Gjilanit në kampusin e shkollave të mesme ajën ndarë mirënjohje për personalitetet e arsimit dhe të gjitha institucioneve shkollore të nivelit të ulët dhe të mesëm.

Me këtë rast, kryetari Haziri tha se sot jemi këtu për të nderuar dhe respektuar pjesmarrjen e nënës së dëshmorit Bahtir Jariri nga Malësia e Zhegovcit dhe gjithë familjeve të dëshmorëve.

Duke iu drejtuar nxënësve, Haziri tha se sot duhet të flitet për paqe  sepse, gjaku i derdhur i dëshmorëve kanë bërë që  këto shkolla sot të bëhen vatrat e dijes.

Haziri theksoi se nga 20 mijë nxënës të Gjilanit, prej institucioneve parashkollore deri tek edukimi i lartë arsimor, janë 759 fëmijë që kanë treguar rezultate të mira në performancën e tyre në të gjitha lëndët bazuar në kurrikulën mësimore, duke premtuar që do të vazhdojnë të punojë edhe më tepër që të zbatojnë në përpikmëri mundësitë që fëmijët të mësojnë me kohë, drejt dhe mirë për të qenë të barabart me të gjitë.

“Fëmijët që po mësojnë, edukohen sot, do ta marrin fatin në duart e tyre për të ardhmen, për të bërë Kosovën europiane sepse ju jeni gjenerata Evropiane e Kosovës dhe e qytetit tone, për të cilën jam i bindur se do të jetë i barabartë me të cdo shtet dhe popull tjetër”, tha kreu i Gjilanit.

Ndërsa drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, ka falenderuar kryetarin Haziri për mbësthetje të vazhdueshme që po i jep edukimit arsimor në ngritje të cilësisë, sikurse edhe mësimdhënësit dhe nxënësit që po kontribuojnë në sukseset e arritura të njëpasnjëshme.

Me mirënjohje Post Mortum është nderuar dëshmori dhe mësimdhënësi, Bahtir Jahiri dhe mësimdhënësi Misin Misini.

You Might Also Like