Gjilan

U pensionua gjykatësi Menderes Behluli

Menderes Behluli, ka qenë gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjilan, në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Kundërvajtjes.

“Gjykatën Themelore në Gjilan, kolegët gjyqtarë dhe stafi administrativ, z. Menderes Behluli, i urojnë shëndet dhe mbarësi, duke e falënderuar për kontributin e dhënë në drejtësi”, thuhet në njoftim.

Biografia e gjyqtarit:

Menderes Behluli është gjyqtar i Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Kundërvajtës në Gjykatën Themelore në Gjilan. Diplomoi në vitin 2001 në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2007, ndërsa praktikën profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale Gjilan në vitin 2004 – 2005, gjithashtu ka punuar edhe si referent ekzekutues në periudhën prej 2007 e deri në vitin 2015. Me datë 19.05.2015 është emëruar si gjyqtar në Gjykatën Themelore Gjilan.

You Might Also Like