Në ambientet e Kuvendit Komunal të Vitisë, këtë të hënë është promovuar libri “Administrimi shqiptar në Kosovë gjatë viteve 1941-1944” i studiuesit dr. sc. Jeton Idrizi, që është botim I Institutit të Historisë “Ali Hadri” Në këtë ngjarje nga Instituti I Historisë “Ali Hadri” të pranishëm ishin Teuta Shala-Peli, kryeredaktore e librit dhe recensentët Haxhi Ademi dhe Mrika Limani-Myrtaj.