Libri

U promovua vepra monografike ”Tahir Berisha, një jetë në mision të dijes dhe të idealeve kombëtare”

Në këtë promovim librin në në fjalë redaktori Mehmet Halimi,e ka cilësuar si “ veper të një rëndësie shumë të madhe e cila i kushtohet një personaliteti me përmasa universale e shumëdimensionale, i cili me punën e tij kolosale la gjurmë të dalluara e të dokumentuara në historinë e arsimit e të kulturës sonë kombëtare”,

Në Shtëpinë e Kulturës në Viti, sot para një numri të konsiderueshëm të dashamirëve të fjalës së shkruar, është përuruar vepra monografike e bashkëautorve Hamza

Halabaku –Mujë S.Berisha me titull: “Tahir Berisha, një jetë në mision të dijes dhe të idealeve kombëtare.

Redaktori i kësaj monografie, prof. Dr. Mehmet Halimi, në fjalën e tij rreth kësaj monografije, veq tjerash tha se duke i çmuar e nderuar koautorët e kësaj monografie sa vëllimore, po aq cilësore, sa të rëndësishme e të pëlqyeshme, po aq të mirëpritur, jo vetëm si shokë e miq serioz e dinjitoz, por edhe si shkrimtarë e poetë, si mjeshtër të përkryer të pendës e të përdorimit të fjalës, si intelektualë të rryer e të vyer të shkrimit shqip, më mbante besa e më ushqente shpresa dhe bindja e plotë se lënda e mirë ka rënë në duar të mjeshtërve të mirë e të sigurt.

Ndaj me kureshtje të madhe e me interesim të veçantë, me padurim, me vullnet e me gëzim të madh i hyra leximit të dorëshkrimit të monografisë në fjalë me shënime, sepse ai që lexon me shënime lexon dy herë. Tutje ai u shpreh se kjo vepër e cila i kushtohet një personaliteti me përmasa universale e shumëdimensionale, i cili me punën e tij kolosale la gjurmë të dalluara e të dokumentuara në historinë e arsimit e të kulturës sonë kombëtare”, u shpreh prof. Halimi.

Në emër të Institucioneve komunale, ka folur zv.kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, ndërsa rreth monografisë folën edhe autorët e saj,Hamza Halabaku dhe Mujë S.Berisha.Aziz Zuka

You Might Also Like