Kamenicë

U bë rishtresimi i rrugës Novosellë – Karaçevë

Me investim nga qeveria Haradinaj, përkatësisht nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), sot u bë rishtresimi i rrugës Novosellë – Karaçevë, komunë e Kamenicës.

Mirënjohës nënkryetarit të Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, për bashkëpunimin me MIT-in në vazhdimësi. Angazhimi maksimal i Fatonit ka bërë që asnjë projekt i kësaj komune të mos kthehet mbrapa nga qeveria e Kosovës.

Investimi në vende rurale të Kosovës, në fokus ato të brezit kufitar, është i domosdoshëm. Andaj, si qeveri kemi qenë të kujdesshëm për këtë dhe sot pas dy viteve qeverisje kemi një Kosovë me infrastukturë moderne, 100% më ndryshe se Kosova e para dy viteve.

Rexha

You Might Also Like