Gjilan

U vu gurthemeli i Kampit Stërvitor të FC Drita

Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni, Agim Ademi, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës Sot, drejtori gjeneral i FC Drita Feti Murseli, presidenti Valon Murseli, zyrtarë të klubit dhe tifozë, bashkërisht kanë vënë gurthemelin për ndërtimin e kampit stërvitor të KF Dritës.

Hapësira për ndërtimin e këtij kampi është ndarë nga Komuna, si mbështetje konkrete për sportin dhe futbollin gjilanas.

“Kampionët tanë meritojnë kushte dhe investime të tilla që ua rrisin cilësinë dhe angazhimin”, ka thënë Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like