Në Hagë dëshmitarë të ndryshëm që po dëshmojnë në lidhje me përgjegjësin eventuale të udhëheqësve të UÇK-së, ndonjëherë pa qëllim ose edhe me qëllim po e fajësojnë UÇK-në. Përveç deklarimeve se UÇK-ja nuk ka patur zingjir komandues, se komandantët e zonave kanë marrë vendime autonome etj. Para disa ditësh dëshmitari Durkee deklaroi se: “Thaçi nuk pati kompetenca e as autoritet ta ndalonte dhunën më 1999”. Kjo deklaratë dëshmon pafajsin e Thaçin, por e nxjerrë në sipërfaqe një problem tjetër, që në të vërtet nuk ekziston. Problemi qëndron në një pjesë të kësaj deklarate ku thuhet: “… ta ndalonte dhunën …” A nuk nënkuptohet me te se UÇK-ja ka ushtruar dhunë, por atë dhunë Thaçi nuk ka patur mundësi ta ndalojë.
A do të thotë kjo se Durkee kështu e ngarkon UÇK-në për ushtrim dhune? Edhe nëse me këtë pjesë të deklaratës Durkee nuk ka pas për qëllim ta fajësojë UÇK-në për ushtrim dhune, pjesa e fundit e deklaratës së tij e dëmton UÇK-në dhe e ngarkon me një veprim që në realitet nuk ka ndodhur.
E vërteta është se UQK-ja nuk ka ushtruar dhunë prandaj udhëheqësit e saj nuk mund të jen përgjegjës për diçka që nuk ka ndodhur.
Dhunë ka ushtruar Serbia, mbi popullatën e pafajshme dhe të paarmatosur shqiptare, UÇK-ja ka zhvilluar luftë çlirimtare, ajo ka luftuar kundër ushtrisë dhe paramilitarëve serbë në Kosovën e okupuar, por nuk ka dëshmi që UÇK-ja ka ushtruar dhunë ndaj qytetarëve që nuk kanë bartur uniformë të ushtrisë armike, pavarësisht përkatësisë kombëtare. Prandaj, secili që e njehë realitetin e luftës çlirimtare të Kosovës duhet të reagojë kundër deklaratave të tilla që paraqesin gjëra që nuk kanë ekzistuar. Pavarësisht rrethanave në të cilat janë bërë këto deklarata.
Ismajl Kurteshi 16. 11. 2025




