ARSIMI

UKZ dhe Gjykata Themelore në Gjilan shohim mundësitë e thellimit të bashkëpunimit

Dekani i Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Kadri Zeka”, Gëzim Tosuni, Prodekanin Xhevat Sopi dhe asistent Lulzim Rashiti, kanë qëndruar në Gjykatën Themelore të Gjilanit ku janë pritur nga Kryetari Ramiz Azizi.

Në këtë takim u diskutua për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit mes Gjykatës Themelore të Gjilanit dhe Fakultetit Ekonomik.

Drejtuesit e këtij fakulteti ofruan gatishmërinë për kryerjen e ekspertizave financiare për gjykatën.

Kryetari Azizi mirëpriti këtë gatishmëri, pasi siç tha ai kryerja e ekspertizave në kohë, mundëson edhe kryerjen e lëndës më shpejtë.

Gjithashtu u diskutua edhe për mundësinë e mbajtjes së praktikës edhe nga ana e studentëve në Gjykatën Themelore të Gjilanit, për të parë nga afër menaxhimin e financave publike.

You Might Also Like