Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me rastin e festës së Fitër Bajramit, ka uruar të gjithë besimtarët mysliman “ Të nderuar besimtarë mysliman, përmes këtij postimi dëshiroj të ju urojë festën e Fitër Bajramit. Kjo festë kremtohet nga komuniteti mysliman pas një muaji sakrificë gjatë Ramazanit. Gjithashtu ajo karakterizohet edhe me humanitet duke ndihmuar familjet në nevojë. Prandaj pranoni urimet e mija më të sinqerta që këtë festë ta shënoni gjithmonë në lumturi, paqe, harmoni dhe solidaritet me të gjithë”, thuhet ndër tjerash në urimin e kryetarit Haliti. Gjithashtu gjatë këtij urimi kryetari Haliti, ka shprehur edhe urimet për Bashkësinë Islame të Kosovës si dhe i ka falënderuar ata për bashkëpunimin me komunën e Vitisë, gjatë kohës së pandemisë si dhe për mirëkuptimin e treguar për zbatimin e masave parandaluese kundër përhapjes së virusit pandemik COVID-19.