ARSIMI

Urimi i Rektorit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi për Vitin e Ri 2018

Të nderuar pëfaqësues të medieve, ju falënderojë përzemërsisht për bashkëpunim dhe njëherësh dëshirojë të ju uroj Vitin e Ri 2018.

Duke përmbyllur vitin 2017, shprehim kënaqësinë tonë të përbashkët për punën që po bën universiteti  ynë i dashur. Edhe pse i ri, ai po zhvillohet drejt misionit të tij për të qenë dritare dhe portë e Gjilanit, Anamoravës dhe e Kosovës për në botë.

Viti 2018 do të jetë vit i cilësisë në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan. Le të besojmë dhe të shpresojmë që të jemi krenarë me studentët, me cilësinë e mësimit dhe me profesorët tanë.

 Ju faleminderit për bashkëpunim dhe ju ftoj të ecim drejt suksese të reja në të ardhmen.

Duke ju uruar të gjithëve për festat e fundvitit, ju dëshiroj shëndet, lumturi e begati në jetët tuaja dhe të familjeve tuaja.

 Gëzuar për shumë mote!

You Might Also Like