Gjilan

Ushqejnë shpezët me vetiniciativë

 

Dimri i ftohtë pos që sjell vështirësi për njerëzit, njëjtë sjellë vështirësi edhe shpezët, të cilat e kanë shumë të vështirë të ushqehen në kushte acari e bore.

Njerëzit në çdo stinë shfrytëzojnë natyrën për shëtitje, argëtim për shkaqe shëndetësore, kurse në Rajonin e Gjilanit një ndër vendet më të preferuara është hapësira në fshatin Stanishor që i përket komunës së Artanës, e cila pos natyrës së mirë dhe si vend për shëtitje, është strehë edhe e shumë kafshëve dhe shpendëve.

Pikërisht në këtë ambient, një grup qytetarësh, adhurues të shpezëve kanë nisur një mision, që në këto kushte të dimrit të ftohtë të shpërndajnë ushqim për shpezët.

Enver Rexhepi, profesor i biologjisë, Afrim Myrtaj, Gyner Muja dhe Besmir Behluli kanë ndërmarrë një aksion për t’u dërguar shpendëve ushqim në këtë rajon.

Pos kokrrave të misrit, grurit e ushqimit tjetër, ata nëpër drunj kanë vendosur bukë, të future në rrjeta special, prej ku shpendët do të mund të ushqehen.

Ky aksion është i mirëseardhur dhe dëshmon shpirtin human dhe dashurinë për natyrën që kanë këta nismëtarë.

 

You Might Also Like