Futboll

Valbon Hoxha, ish-gjyqtar i futbollit dhe fizioterapeut i FC Drita karrierën profesionale e vazhdon në Gjermani

Ish-gjyqrari i dalluar i Superligës së Kosovës, Valbon Hoxha, ka vendosur të mbyllë kapitullin e tij në futbollin kosovar, duke u larguar drejt Gjermanisë për një hap të ri në karrierë.
Valboni është i biri i gjyqtarit të njohur kosovar Malazog Hoxha, i cili për vite me radhë ka ndarë drejtësinë në Superigë dhe ka qenë në pozita udhëheqëse në Shoqatën e Gjyqtarëve në Kosovë dhe në Lidhjen Rajonale të Futbollit të Gjilanit.
Hoxha, i cili së fundmi ishte pjesë e FC Drita në rolin e fizioterapeutit, e ka konfirmuar largimin përmes një mesazhi emocional, ku ka falënderuar drejtuesit, stafin dhe lojtarët për bashkëpunimin dhe sukseset e arritura së bashku.
“Në fillim, dua të falënderoj dy Presidentët e klubit dhe kryesinë për besimin, respektin dhe mbështetjen e vazhdueshme… Kam pasur nderin të punoj me futbollistët më të mirë në vend… së bashku fituam dy tituj dhe shkruam histori në Evropë,” – ka shkruar Hoxha ndër të tjera.
Ai theksoi se përvoja te Drita do të mbetet gjithmonë një pjesë e veçantë e jetës së tij, duke shtuar se lidhja dhe respekti i krijuar me klubin dhe bashkëpunëtorët është më i rëndësishëm se vetë sukseset sportive.

You Might Also Like