Valdrin Shala nga Gjilani, krenari e meteorologjisë së Kosovës
Dashuria e madhe ndaj pasioneve të njeriut nuk njohin kufi. Valdrin Shala nga Gjilani edhe pse ka përfunduar studimet Menaxhment-Biznes dhe Ekonomi, nga dashuria për motin e meteorologjinë nga mosha 15 vjeqare cdo ditë i ka bërë qytetarët e Gjilanit me rrethinë për vete duke i paralajmruar për motin i cili do të mbretëron, dhe këtë qytetarët e Gjilanit e kanë mirëpritur dhe inkurajuar për saktësinë e motit të cilën e plason Valdrini.
Fatkeqësi për talentin e madh të meteorologjisë, Valdrin Shala, është se në shtetin e Kosovës nuk ka drejtime të meteorologjisë për të studiuar, por Shala tani është duke kërkuar në shtetet e Rajonit që ta studion këtë degë edhe në mënyrë profesionale. Edhe pse mungojnë këto kushte të studimit Valdrinin aspak nuk e pengon që cdo ditë popullit të tij t’ju parashikon motin.
“Për mua meteorologjia është një degë shumë interesante pasi ka të bëjë me atmosferën. Si fëmijë jam interesuar se si krijohet shiu, vranësirat, pastaj temperaturat e nxehta e kështu me rradhë, me një fjalë parashikimi i motit është diqka e veqant pasiqë ke të bëjsh me informim tek popullata dhe ata bazohen me atë se qka ti plason tek ta”, thekson 29 vjeqari, Valdrin Shala.
Valdrini për cdo ditë merr lavdata të pandërprera nga qytetarët e shumtë për informimin e saktë të kohës. Nuk ka dyshim që Valdrini është një burim i motit për qytetarët e Gjilanit me rrethinë.
“Me parashikimin e motit mirrem nga viti 2008, atë kohë isha vetëm 15 vjeqarë, pas disa viteve më lindi ideja për të themeluar një faqe meterologjike për qytetin e Gjilanit në rrjetin social facebook ‘Moti në Gjilan’. Ishte një interesim shumë i madh ku menjëherë kam arritur 40 000 ndjekës. Duke e parë një interesim të tillë dhe pasionin që kisha, në vitin 2014 formova “Stacionin Personal Meteorologjik”, ky vendim ishte një hap i madh për mua pasiqë nëpërmjet këtij stacioni tani bëjë monitorimin e të gjitha parametrave meteorologjike në kohë reale, ndërsa saktësia është 100%, ndërsa këtë paisje e kam të vendosur në kulmin e shtëpisë sime”, bënë të ditur njeriu i dashur i popullit të Gjilanit, Valdrin Shala.
Kërkesat e shumta të qytetarve jo tani vetëm në Gjilan e rrethinë, por nëpër territorin e Kosovës, Valdrini nga “Moti në Gjilan”, ka ndryshuar emrin duke e emëruar “Meteo Kosova”.
“Eshtë një kërkesë e jashtëzakonshme nga shumë qytetarë mbarë Kosovës që të jem prezent me motin edhe në vendet e tyre, dhe nga respekti për popullatën e Kosovës në shtator të vitit 2021, në faqën në ‘facebook’ tani bëjë postime ditore, javore dhe mujore rreth parashikimit të motit për shtetin e Kosovës e më gjerë dhe tani kam mbi 70 000 ndjekës”.
Ky djalosh me zemër të madhe dhe për talentin që ka, nuk e ka ndërmend të ndalet për të pas informatat e sakta për motin.
Valdrini njiherit shpreh keqardhje se si në shtetin e Kosovës është vetëm një stacion meteorologjikë.
“Kjo është për keqardhje, një shtet të ketë vetëm një stacion meteorologjikë është e pakuptimt, dua ti informojë qytetarët se njëra pikë është Airoporti i Prishtinës “Adem Jashari” ku nëpërmes saj ridatohen informatat e motit për Prishtinën dhe ato nuk janë të sakta, dhe një pikë tjetër në tërë Kosovën është e imja, të cilët qytetarët e Gjilanit dhe të Kosovës e kanë vlersuar të 100% të saktë dhe për këtë jam shumë krenar që e vlersojnë punën time”.
Valdrini ka edhe një dëshirë tejet të madhe që për një kohë të shkurtë nëpërmjet donacioneve ta krijon një rrjet të meteorologjisë për të mbuluar territorin e Kosovës me parashikimin e motit.
“Eshtë një mungesë e madhe e rrjetit të meteorologjisë në Kosovë. Unë synoj që përmes donacioneve të krijoj një rrjet për të mbuluar qytetet siq janë: Prishtinën, Gjilanin, Ferizajin, Prizrenin, Gjakovën, Pejën e Mitrovicën, ku nëpërmjet këtij donacioni do të bëja instalime të stacioneve personale meteorologjike në këto qytete, duke krijuar një platformë ‘online’, ndërsa këto informata do të mblidhen dhe ridatohen e bëhen të qasëshme për audiencën lokale e globale. Nëpërmjet këtij projekti shteti i Kosovës do të kishte informata të sakta 100% të kushteve të motit”.
Valdrini gjerë më tani për këto 14 vite të punës së tij të mrekullueshme dhe të saktë, asnjëherë nuk e ka fituar asnjë cent të vetëm, ai gjithqka që ka bërë e ka bërë për të mirën e qytetarve të Gjilanit.
Komuna e Gjilanit dhe shteti i Kosovës, duhet ta përkrahin pa hezitim projektin e Valdrinit, dhe ti jenë falenderues për punën profesionale që ka bërë gjerë më tani.
Qytetit të Gjilanit dhe shtetit të Kosovës njëherë në një shekull i ofrohet një njeri qfarë është Valdrin Shala, dhe duhet në mënyrë urgjente që të përkrahet e mos të na shuhet një kuadër i tillë, nese shtetet perendimore do të kishin një Valdrin Shala siq e kemi ne, ai do të të kishte një karrierë të madhe të meteorologjisë.
Qyteti i Gjilanit po mburret që në mesin e saj ka një djalë shembullorë, që është shembull për të mirë dhe po mburret për profesionalizmin që ka duke e informuar popullin e tij në mënyrë vullnetare. Valdrin Shala duhet të përkrahet e të shpërblehet për punën e tij.