Muzikë

“Vallja çame” e koreografit Leart Hajdari suksseshëm jepet në Zvicër

Jeta kulturore e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, për çdo ditë po begatohet me koreografi të reja, nga mërgimtarë tanë që punojnë atje.

I tillë është edhe Leart (Hysni) Hajdari me prejardhje nga Gjilani, por që është i lindur në Zvicër.

Ai bashkë me vijuesit e klasës së tij në Ruti të Cyrihut kanë realizuar një koreografi të “Valles çame”, e cila së tepërmi është pëlqyer nga publiku i atjeshëm. Të gjithë nxënësit që marrin pjesë në këtë valle janë zviceranë, kurse vetëm Learti, që është koreograf i kësaj valleje është shqiptar.

Realizime të këtij koreografi priten edhe në të ardhmen./kryelajmi.com/.

You Might Also Like