Futboll

Valon Murseli: Për netë magjike evropiane si kjo e sontit jemi në krye të Dritës

 

Për netë magjike evropiane si kjo e sontit jemi në krye të Dritës… pas 9 viteve përpjekje e pritje, më në fund jemi në fazën e ligës në Ligën e Konferencës. Jam shumë i lumtur së bashku me Flamur Bunjakun që klubin tonë më në fund e kemi në një garë evropiane. Mundi, sakrifica e futbollistëve e stafit drejtues ndër vite u shpërblye. FALEMINDERIT të gjithë futbollsitëve e stafit drejtues, faleminderit tifozëve tanë fantastik. Faleminderit Feti, Valon, Jetmir, Fatos e Ilaz. Ky është vetëm fillimi, Drita do të shndritë edhe në Evropë. Drita, krenaria e qytetit. I juaji, Valon Murseli.

You Might Also Like