Libri

Vargje për nipin

Selim Sylejmani

Vargje për nipin (2018)

 

nga gjumi nipi kur zgjohet                  
kah gjyshi duart i shtrin
afrohem, sakaq kuptohet
sot s’do të njeh mërzinë                     


e marr në duar e shtrëngoj
në heshtje shpirti gëzon
nipi vërtet t’më besoni,
rininë e dytë ta dhuron.

i qeshur i ngopur belbëzon
te unë në prehër zvarritet ai
engjëlli i vogël n’sy m’shikon
edhe buzëqesh me qesendi

nipi fjeti unë e mbaj në gji                 

malli zemrën peshë m’a çon               
që jam plak dhe s’jam i ri
nipit fare përshtypje si bën

sot unë zogut të bukur
këto vargje ia kushtoj
paç një jetë të lumtur
dhe çdo të mirë ta dëshiroj

qofsh i lumtur bukurosh
rritu i madh sa malet
bën shumë punë të mira
e mira s’do të ndalet

jeta përsëritet edhe një herë
tek fëmijët që s’zhgënjejnë     `
përsëritet jeta së dyti herë
n’sytë e nipave që shkëlqejnë

por jetë të tretë nuk do të doja
dhe po ta dija se është përjetësi
thellë nga zemra do t’ua dhuroja
pa hezitim – nipërve të mi

 

You Might Also Like