Viti

Vazhdon realizimi i projekteve në rregullimin e rrugëve bujqësore

Në komunën e Vitisë po vazhdon realizimi i projekteve infrastrukturore e që kanë të bëjnë me rregullimin e rrugëve bujqësore. Kështu sot në fshatin Vërban të Vitisë, kanë filluar punimet në rregullimin e rrugës bujqësore që lidhë mes vete lagjet e Shavarinëve dhe Vishajve.

 

E punimet e filluara i ka vizituar për së afërm Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ku edhe u mirëprit nga banorët e këtij lokaliteti.

 

Kryetari Sokol  Haliti u shpreh se komuna e Vitisë, në kuadër të projekteve të ndryshme infrastrukturore po i jep rëndësi edhe rregullimit të rrugëve bujqësore me qëllimin më të mirë që bujqit vitias të kenë më të lehtë qasjen në ngastrat  e tyre.

Bëhet me dije se kjo rrugë pritet të shfrytëzohet jo vetëm për bujqit por edhe për kalimtarët.

Aziz Zuka

You Might Also Like