Futboll

Vazhdon superforma e Dritës

 

Klubi i Futbollit Drita nuk njeh kundërshtar. Këtë të mërkurë një gjë të tillë e provoi edhe Drenica e Skenderajt, që u mposht në fushë të vet nga kampioni në fuqi.

Pas një pjese të parë pa ndonjë rast të mirë shënimi, Drita shënoi në kohën shtesë të pjesës së parë kur pas harkimit të kapitenit Ardian Limani, sulmuesi Almir Ajzeraj ia doli që të shënojë për 0:1.

Me të nisur pjesëloja e dytë, Shkëlzen Lushtaku brenda zonës ndërhyri në Almir Ajzerajn dhe gjyqtari dha penalti. Gërbeshi e mori përgjegjësinë që të gjuaj nga pika e bardhë dhe ishte i saktë për 0:2. Krejt kjo ndodhi në minutën 48. Drita ia ka dalë që të shënojë edhe golin e tretë në fund të ndeshjes nëpërmjet Betim Haxhimusës në 0:3.

Deri në fund të ndeshjes Drita diti që të ruaj rezultatin dhe me meritë shënoi fitore.

You Might Also Like