Gjilan

Vdekja e Mitat Osmanit një humbje e madhe

Riad Rashiti, kryetar i degës së PDK-së në Gjilan e ka cilësuar vdekjen e Mitat Osmanit si një humbje të madhe për shoqërinë tonë. Ai në një postim në facebook ka shkruar:

Një humbje e madhe nga vdekja e hershme e Mitat Osmanit, mikut tonë dhe bashkëpunëtorit tim të gjatë, na tronditi tej mase të gjithëve.

Është e pabesueshme kur ikin kaq shpejt njerëzit e mirë, të qetë, besnikë, familjarë dhe punëtorë të dalluar.

Ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortes së Mitatit, djalit Lisit, tri vajzave të tij dhe gjithë familjes Osmani, miqve dhe shokëve të tij.

Vërtet bashkëndiejmë dhimbjen për humbjen e madhe të Mitatit.

Do t’i ruajmë kujtimet më të mira për të.

Zoti e shpërbleftë me Xhenet.

Pusho në paqe, Mitat.

You Might Also Like