OPINION

VDEKJA E SKËNDERBEUT HUMBJE E KOMBIT SHQIPTAR DHE EUROPËS

Kur vdiq Skënderbeu, Kombi dhe Europa humbën një nga mbrojtësit më të mëdhenj!

Vdekja e Skënderbeut, shënoi humbjen e Udhëheqësit dhe Strategut më të fuqishëm politik dhe ushtarak që kishte arritur t’i bashkonte të gjitha principatat shqiptare dhe kishte arritur me heroizëm për të mbrojtur vendin për më shumë se 25 vjet nga Perandoria pushtuese Osmane!

Pas vdekjes së Skënderbeut më 17 Janar të vitit 1468, në moshën 62 vjeçare, lufta dhe rezistenca shqiptare shkoi duke u dobësuar, uniteti luftarak popullor u shpërbë dhe për një periudhë të shkurtë, pra brenda pak vitesh Shqipëria ra përfundimisht nën sundimin e plotë të Perandorisë Osmane!

Vdekja e Gjergj Kastriot Skënderbeut, definitivisht përfaqëson kthesën më tragjike në historinë tonë të luftërave për liri, mbrojtje, çlirim e pavarësi kombëtare e teritoriale!
Vdekja e Skënderbeut i jep të drejtë absolute thënies se madhe të filozofit të lashtë Epikuri, se:”… vdekja është tragjedi për ata që mbeten pas…”!

Vdekja e Skënderbeut ishte tragjedi për kombin shqiptar e jo për Skënderbeun, sepse populli Atdheu dhe Kombi mbetën pa Udhëheqësin e tyre!

Vdekja e Skënderbeut ishte tragjedi edhe per Europën dhe Krishterimin, sepse Europa dhe Krishterimi dhe në përgjithësi bota euroatlantike, mbetën pa mbrojtësin e tyre më të madh e më të lavdishëm!

Me vdekjen e Skënderbeut, Kombi ynë përjetoi një humbje të pariparueshme, pasi u shua figura kyqe që për më shumë se dy dekada kishte mishëruar qëndresën, unitetin dhe shpresën për liri!

Vdekja e Skënderbeut nuk ishte vetëm një tragjedi e jona kombëtare, por edhe humbje e njërës prej figurave më të shquara, më të lavdishme dhe më vendimtare në mbrojtjen e Europës dhe Krishterimit ndaj zgjerimit te Perandorisë Osmane!

Pas largimit të Skënderbeut nga skena historike, ekuilibrat politikë dhe ushtarakë në Ballkan u prishën, duke e lënë kontinentin europian përballë një realiteti të ri dhe të pasigurt!

Ismet Sylejmnai,
Prishtinë, 17 Janar 2026!

You Might Also Like