Gjilan

Vdekja që na varfëroi

Vdekja nganjëherë është çlirim, por kësaj here është tirane… Tejet mizore! Pse mori një njeri të mirë, një prind të dashur, një shok dhe veprimtar të sinqertë, i tillë, shumë i afërt, siç ishte Kelmendi ynë… Sa shumë e zbrazët po më duket lagja e qyteti pa Kelmendin… Pa bukuroshin përherë të buzëqeshur… Pa shokun tim, që ndonëse na dallonte mosha, me të ndjehesha i ri, i shlirë dhe më shtohej vullneti për njerëzit sikurse Ai… E rëndë është vdekja kur merr njerëz si Kelmendi!… Ishte një kapital i gjallë i këtij mjedisi… Ai la trashëgiminë e vet, vajzat, djalin, nipa e mbesa… Bëmat e mira… Por vërtet, shkuarja e tij në amshim na varfëroi shumë, na pikëlloi shumë!… Dritë të përhershme pastë shembëlltyra jote o Kelmend shoqi! Qofsh i paharruar: tek familja, tek shokët, tek kombi, tek shteti yt, të cilin e ëndërruam, e përjetuam dhe e qortuam, që të bëhej i të gjithëve dhe për të gjithë i drejtë, jo për dikë nënë e për dikë njerkë…

Mehmetali Rexhepi

You Might Also Like