KRONIKË E ZEZË

Vdes edhe personi i tretë në rastin që ndodhi në Gjilan

Ka vdekur edhe një person si pasojë e të shtënave me armë mesditën e sotme në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan, merr vesh Gazeta Express.

Mefail Shkodra, i dyshuar për vrasjen e dy personave sot në mesditë në Gjilan, është shapllur në kërkim nga Policia.

Policia e Gjilanit po kërkon ndihmën e qytetarëve për ta kapur atë, duke publikuar fotografinë e tij me autorizim të Prokurorisë.

Më herët, Policia njoftoi për dy të vrarë dhe dy të plagosur që po trajtoheshin në emergjencë, gjendja e të cilëve s’u bë e ditur.

You Might Also Like