#Dita134. Gjilani është në pritje të rezultateve për 84 mostra, të cilët e kanë bërë testin e #COVID19. Numri total i të prekurve është 340, 218 janë shëruar plotësisht, 115 janë raste aktive dhe fatkeqësisht 7 persona kanë ndërruar jetë, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit.
Sipas tijn, ndërkohë, në këto orë të vona e kemi marrë lajmin për vdekjen e 2 pacientëve në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, por që kanë dalë negativë në test për COVID19. Pra, nuk bëhet fjalë për vdekje si pasojë e virusit. Iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve për humbjen e më të dashurve të tyre!