Viti

Vdiq dhe u varros në Skifteraj  fotografi i njohur Mexhit Sadiku

 

 Nuk kaluan me shumë se dhjetë ditë dhe komuna e Vitisë, ka humbur tri personalitete të jetës publike që është një humbje e madhe për këtë komunë.

 

Pas ndarjes nga jeta të gazetarit Ibrahim Sefedini që ndodhi më 9 qershor, dje nga jeta u nda edhe veprimtari dhe humanisti Adem Syla nga Debelldeu.

 

E mbrëmë siç njoftojnë familjaret, pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 53 vjeçare, është ndarë nga jeta Mexhit Sadiku, fotograf i njohur vitias dhe pronar në dyqanin “Foto Rinia” në Viti. Mexhiti në këtë lëmi ishte i njohur me përvojën e tij mbi 30 vjeçare.

I ndjeri aparatin e tij nuk e lëshoj nga dora as gjatë luftës, ku përmes fotografisë së tij u dëshmuan vrasjet, torturat e masakrat e barbarisë serbe në fshatrat Gjylekarë e rrethinë. i ndjeri është varrosur sot në varrezat e fshatit ku lamtumirën ia dhanë një numër i madhe i qyterave ./Aziz Zuka

You Might Also Like