Viti

Vehbi Rama, asamblist nga AAK-ja e Vitisë ndihmoi familjet skamnore me 2500 kilogramë miell  

 Në këto ditë të vështira kur Virusi Korona është shpallur Pandemia botërore, që ka përfshirë edhe komunën e Vitisë, ka bërë që shumë familje skamnore të mbesin edhe pa produktet elementare për ushqim. E njëri nga vitiasit i cili në këto ditë të vështira ka treguar solidaritet me këto familje është

Vehbi Rama, asamblisti nga radhët e AAK-së  Dega i cili ka ofruar dhe ka  dhuruar një sasi të ndihmave në produktin e miellit SHBH ”Nënë Tereza”.

Halit Alidema, përgjegjës i  SHBH “Nënë Tereza” zyra  rajonale me seli në Viti, ka thanë se Vehbi Rama,  ka dhuruar kësaj Shoqate  2500 kilogram miell e cila sasi e ndihmave u është shpërndarë 100  familjeve skamnore në 13 fshatra  të komunës. Këto ndihma /nga 25 kilogram për çdo familje,  janë  ndarë  familjeve në bazë të listave përkatëse që  janë përpiluar nga Komisioni emergjent i komunës dhe të  listës  të SHHB “Nëna Terezë”.

Ndryshe Vehbi Rama njihet si humanist edhe në të kaluarën, i cili në kohë të vështira i është gjetur familjeve skamnore duke i ndihmuar ato me produkte të ndryshme ushqimore.

You Might Also Like