Një autogol i shënuar nga qendërmbrojtësi Prince Balde e ka vendosur ndeshjen Llapi – Drita, të cilën e fituan vendasit me rezultatë të ngushtë 1:0.
Goli i vetëm është shënuar në minutën 11, kur pas një harkimi jo të rrezikshëm dhe shumë të lartë, në një top të kthyer nga qendërsulmuesi i Llapit Amadu, shumë ngathtë ka ndërhyrë Prince Balde, që e ka futur topin në rrjetë të vet.
Pak më herët, Drita kishte patur një rast të mirë, por të cilin e kishte pritur kroati Qoriq.
Në pjesëlojën e dytë sërish një rast të mirë e ka patur Namani, por topi i qëlluar na ai shkoi jashtë portës.
Pas kësaj humbje, Drita mbetet në pozitën e tretë, ndërkohë që Llapi, që është i katërti i afrohet ekipit gjilanas.
Drita dhe Llapi do të takohen edhe njëherë, por në finalen e Kupës së Kosovës, e cila do të zhvillohet në Prishtinë, në Stadiumin “Fadil Vokrri”.