OPINION

Vetëm edhe kësaj here për LDK-në

 

Shkruan: Fadil Kajtazi

Aksioni për shkatërrimin e LDK-së si bartëse e aktiviteteve për çlirimin e Kosovës fillon nga viti 1993. Deri atëherë, shërbimet e specializuara serbe kishin vlerësuar se me Kosovën do ta perfundojne punën shpejt. Pas vitit 1993, ato vijnë ne përfundim se, për shkak te “internacionalizimit të çështjes së Kosovës”, puna ishte komplikuar dhe duhej një aksion tjetër. Në kuadër të këtij plani ishte edhe shkatërrimi i LDK-së.
Çdo gjë që ka ndodhur që nga kjo kohë ka qenë produkt i shërbimeve inteligjente serbe, duke shfrytëzuar budallallëkun e shqiptarëve. Këtë aktivitet shërbimet serbe e zhvillonin përmes agjenturës së instaluar brenda LDK dhe atyre që vepronin në koluare.
Çdo gjë qe ndodhi buron nga ky aktivitet i burrave she grave të “mira” qe ishin vu në funksion te armikut.
Fraksionet, “listat”, propagandat kundër personaliteteve udhëheqëse (Rugovës, Aganit, E. Malokut, S. Hamitit, Bukoshit…), pastaj propaganda kundër “Fondit të Republikës” (3%) dhe Qeverisë së Kosovës, atentatet ndaj personaliteteve të LDK-së dhe ushtarakëve, ndarja e LDK-së (LDD)…, e deri te sabotimi i Demarkacionit me Malin e Zi – të gjitha këto kanë qenë produkt i agjenturës serbe dhe i mungesës së lidershipit të LDK-së për t’u përballur me këtë aktivitet subversiv.
Ata që janë më të vjetër, le t’i analizojnë personat që, “i jepnin zor” dhe ne secilën nga këto aktivitete, kanë futur lugën për ta përzier “çorbën”.

You Might Also Like