Këtë të diele, në Stadiumin me bari sintetik, në nderim të festës së Çlirimit të Gjilanit do të zhvillohet një ndeshje miqësore ndërmjet veteranëve e legjendave të futbollit të qytetit të Gjilanit që kanë mbrojtur me suksese e krenari fanellat e dy klubeve të qytetit Gjilani e Drita.
Në këtë turne janë të ftuar edhe ekipi i veteranëve të KFV Kumanova.
Siç ka thënë Arben Zeqiri, ish-futbollist i Gjilanit dhe i Dritës ndeshja do të zhvillohet me fillim në ora 17 në ditën e diele.
Në fushë do të zbresin ish-lojtarët gjilanas, por edhe ata kumanovarë që kanë lënë gjurmë të pashlyera në futbollin tonë, andaj pritet që edhe tashti ata të dëshmojnë lojë cilësore, por që tashti ka karakter krejt tjetër. /kryelajmi.com/.