Lëvizja VETËVENDOSJE! në Gjilan këtë mesnatë ka nisur edhe zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale. Kryetari i kësaj Qendre dhe njëherit kandidati për mandatin e dytë për kryetar të Gjilanit Alban Hyseni, i shoqëruar nga deputetë, kandidatët për Asamble dhe aktivistë janë mbledhur bashkë për të festuar hyrjen në fushatë, të bindur në fitoren e 12 tetorit.
Ata janë shprehur të lumtur dhe kanë thënë se ndihen fitues, se gjilanasit dinë çfarë duan dhe ata duan ta vazhdojnë qeverisjen e mirë për Komunën.
Një muan fushatë, do të kërkojë angazhim, punë e vullnet, por këto i bënë për fitore gjithçka është e lehtë.
Do të fitojmë Gjilanin sepse BASHKË do të punojmë drejt modernizimit dhe transformimit të qytetit tonë.