Drita ka huazuar lojtarin e saj Viktor Kuka te Ferizaj. Ja njoftimi i plotë i FC Drita:
Ju njoftojmë që para pak qastesh është arritur marrëveshja në mes të dy klubeve dhe lojtarit që për gjashtë muajt e ardhshëm Viki ti mbrojë ngjyrat e ekipit të KF Ferizaj.
Viki në këtë sezon pati pak hapësirë për lojë, dhe kjo lëvizje është vlerësu si e nevojshme për dy palët, e sidomos për lojtarin që të ketë më shumë minutazhë loje!
FC DRITA i dëshiron suksese Vikit në avanturën e re!”, thuhet në njoftimin e ekipit gjilanas.
Pas ardhjes së trajnerit Shpëtim Duro, mbrojtësi i djathtë nuk kishte hapësira në formacionin e parë.