Boksieri i ri gjilanas Visar Rexhepi është fitues i Turneut në Boks “Agim Rashiti”, i mbajtur në Gjilan, ku kanë marrë pjesë edhe boksierë nga vendet e rajonit dhe ato evropiane. Boksieri më me perspektivë u shpall Armend Xhoqaj, kurse tekniku më i mirë boksieri Anxhelo Merko Asanaj, ndërsa çifti më luftarak ishte ai i Violand Sylejmanit dhe Ondrej Schiler.
Turneun e hapi kreu i Gjilanit, Lutfi HAziri, i cili foli për jetën dhe veprën e ish- boksierit, i cili heroikisht ra në demonstratat e vitit 1989.
Në kategorinë 60 kg, kanë garuar Gjenid Sabedini – Kosovë që ka fituar meçin ndaj Llukas Gorecki – Poloni, i cili është diskualifikuar nga gara, poa shtu në këtë kategori ishin edhe Violand Sylejmani – Kosovë që ka garuar kundër Ondrej Sshiler – Çeki garë e përfunduar me barazim dhe gara tjetër në këtë kategori e realizuar në mes Liridon Zeqirit – Kosovë që ka fituar kundër Llukas Goreckit – Çeki. Në kategorinë 64 kg ishin Angjelo Marko Asanaj – Shqipëri dhe Dragan Peshiqi – Mali i Zi dhe Visar Rexhepi – Kosovë që ka fituar ndaj Peter Drashgoviq – Mali i Zi. Në kategorinë 69 kg ishin dy garues Denis Nuria – Shqipëri që ka fituar garën ndaj Kadri Muhamed – Maqedoni. Në kategorinë 75 kg ishin Alban Mehmetaj – Shqipëri ndaj Bujar Zatriqi – Kosovë dhe Alban Beqiri – Shqipëri që ka fituar ndaj Millan Shatek – Çeki. Kategoria 81 kg është realizuar në mes dy boksierëve Armend Xhoqaj – Kosovë dhe Boba Kosev – Maqedoni.