Vitia ka triumfuar përballë Vëllaznimit me rezultat 5:2 në kuadër të javës së nëntë në Ligën e Parë dhe me tre pikët e arkëtuara është larguar nga zona e rrezikshme, raporton Gazetasheshi.com.
Ndërkohë, Vëllaznimi pëson humbjen e pestë kampionale dhe me katër pikë zë vendin e fundit në klasifikim.
Liria ka lëshuar një rast të mirë për të ikur në kreun e tabelës, pasi që ka barazuar në udhëtim me Ramiz Sadikun.
Prizrenasit tani kanë 20 pikë, ndërkohë kryeqytetasit e Ramiz Sadikut ngriten në kuotën e tetë pikëve.
Me këtë fitore, Vitia renditet në pozitën e 11 me 9 pikë të tubuara dhe është jashtë zonës të të rrezikuarëve.