Viti

Vitia me listë të veçantë të pronave të paluajtshme komunale, të cilat planifikohen të jepen në shfrytëzim gjatë vitit 2026

Në kete takim u shqyrtuan dhe miratuan disa çështje me rëndësi për funksionimin e komunës. Poashtu u miratua lista e veçantë të pronave të paluajtshme komunale, të cilat planifikohen të jepen në shfrytëzim gjatë vitit 2026, një hap që synon menaxhimin më efikas të aseteve komunale. Një tjetër pikë e rëndësishme ishte edhe formimi i komisionit që do të merret me vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim të këtyre pronave, duke synuar transparencë dhe procedura të rregullta. Në fund, komiteti do të shqyrtojë edhe propozimin për miratimin e marrëveshjes së binjakëzimit ndërmjet Komunës së Vitisë dhe Komunës së Saint Julien në Gjenevë të Francës, që pritet të hapë rrugë për bashkëpunim ndërkombëtar në fusha të ndryshme. Ndër pikat e parapara u përfshinë edhe dy pika të reja , propozim vendim Nr;01-110/05-277 të datës 02.03.2026 për ndërrimin e destinimit të parcelave të propozuara me sipërfaqe 17758 m katror e cila destinohet për ndërtimin e Çerdhes, si dhe pika tjetër për deklaratë mbështetëse të Kuvendit komunal të Vitisë për Deklaratën për eliminimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave në politikë dhe jetën publike, e cila është miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 19 nëntor 2024 dhe i nënshkruar nga 66 deputete të legjislaturës së VIII. Mbledhja e ardhshme e Kuvendit Komunal u caktua tw mbahet me 30 mars 2026. Aziz Zuka

You Might Also Like