Viti

Vitia po kremton ditën e çlirimit të saj

Me rastin e 14 Qershorit-Ditës së çlirimit të komunës së Vitisë, sot në Viti po zhvillohen aktivitete të ndryshme. Fillimisht është mbajtur një seancë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë, ku nga një fjalë rasti e ka mbajtur kryesuesi i këtij organi Bekim Azizi, zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Xhevgjet Ademi, nga Shoqata e Familje të Dëshmorëve të UÇK-së- Viti.
Më pas janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti, si dhe nën organizimin e komunës së Vitisë, konkretisht Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, sot do të zhvillohen edhe disa aktivitete të ndryshme si : festivali për fëmijë “Hana”, ora letrare “Ora e lirisë” kurse në mbrëmje me fillim nga ora 20:00 në sheshin e qytetit të Vitisë do të mbahet edhe koncerti festiv. Përndryshe aktivitetet për nderë të ditës së çlirimit të komunës së Vitisë, kanë nisur me 13 qershor kur edhe u mbajt finalja e turneut tradicional në futboll të vogël “Kenan Halimi” në Skifteraj të Vitisë.Aziz Zuka

You Might Also Like