Viti

Vitisë i rikthehet komandanti i dikurshëm i Policisë Afrim Halili


 

 

Së shpejti pritet që Policinë e Vitisë ta ridrejtoj komandanti i mëhershëm  Afrim Halili, i cili aktualisht mban të njëjtën pozitë në qytetin e Kaçanikut.
Burimet e Plus Televizion dhe Fax Press, kanë bërë të ditur se Afrim Halili, është caktuar si komandant i Stacionit Policor në Viti, pas largimit të Agim Lipovicës.
Halili njihet si drejtues shembullor i forcave të rendit në kohet më të vështira, pas çlirimit të vendit nga okupatori serb.

 

Ai ka ditur të menaxhoj shumë situata të vështira të pas luftës, duke bashkëpunuar ngushtë me KFOR-in amerikan dhe forca të tjera të NATO-s në Kosovë.

 

Afrim Halili gjithashtu ishte vlerësuar me shumë mirënjohje nga institucionet ndërkombëtare dhe vendore të sigurisë

 

                                                           Aziz Zuka

You Might Also Like