Para ndeshjes ndaj KF Malisheva, në ambientet e FC Drita është mbajtur një konferencë shtypi para kësaj ndeshje, në të cilën para gazetarëve janë paraqitur kryetrajneri Akis Vavalis dhe lojtari nigerian Ouvoka, shkruan kryelajmi.com
Vavalis ka thënë se në këto dy ndeshjet e fundit u duhet fitorja, por që siç ka thënë ai, më nuk varet gjithçka nga ekipi që ai e drejton, por nga ndonjë lëshim i Ballkanit në dy xhirot e fundit, ekip që fillimisht ndeshet me Ferizajn në fushë të vet e më pas edhe me Gjilanin. Jemi të obliguar të luftojmë dhe të besojmë e të presim.
Në lidhje me penaltinë ndaj Gjilanit, trajneri Vavalis ka thënë se e dominuan pjesën e parë me Gjilanin, patëm dy tri raste të mira shënimi, shënuam gol dhe në pjesën e dytë Gjilani luante, luftonte, luante me topa të gjatë, fitonte duele e ekipi i ynë nuk ishte gati për një lojë të tillë. Gjilani disa herë duke u shtirë kërkoi penalti dhe nuk pajtohem me gjykimin e gjyqtarëve.
Ata që duan të fitojnë titull nuk guxojnë të humbin ndaj ekipeve të vogla, andaj edhe ne ndaj Malishevës do të marrim lojën me seriozitet. Unë me shumë pres që Ballkani të humb pikë ndaj Ferizajt se sa ndaj Gjilanit, Gjilani do t’u bëjë rezistencë atyre vetëm nëse i duhet një pikë, ngase Gjilani po të luaj me forcën 50 deri në 60 përiqind që luajti ndaj nesh do t’a mund Ballkanin.
Lojtari Ouvoka po merr më shumë hapësirë se sa nga trajnerët e mëhershëm dhe ai ka pranuar këtë dhe ka shtuar se është gati të luftojë për ekipin. “Unë e respektoj punën time e kamë dhënë dhe do t’a jap 100 përqindshin”, ka thënë Ouvoka./kryelajmi.com/.