Libri

“Vjeshta e Gjilanit” hapet më 19 tetor

9“Vjeshta e Gjilanit” hapet më 19 tetor
Gjatë dy muajve të ardhshëm, sa zgjat ky manifestim letrar, do të përurohen e prezantohen vepra e autorë të ndryshëm shqiptarë.
………………….
Organizuar nga Ars Clubi “Beqir Musliu”, në bashkëpunim me Bibliotekën e qytetit “Fan Noli”, sivjet, për herë të dhjetë do të mbahet “Vjeshta letrare e Gjilanit”, një manifestim ky i mbushur me veprimtari të shumta letrare, që nga hapja, më 19 tetor e deri në përmbyllje, më 21 dhjetor.
Sabit Rrustemi, udhëheqës i Ars Clubit “Beqir Musliu” thotë se “Vjeshta….” hapet këtë të shtune, me përurimin e monografisë “Mark Gashi – veprimtaria atdhetare dhe arsimore”, me autor Rahim Azemi, ku fjalë rasti do të mbajnë Nexhat Rexha, Qazim Azizi, ndërsa referues do të jenë Fehmi Ajvazi, botues, Emin Azemi, studiues letrar e publicist, Rahim Azemi, autor i librit. Moderator: Sarë Gjergji.
Ky aktivitet mbahet në Bibliotekën e qytetit, më 19 tetor 2019, ora 12:00.
Pas dy javësh, “Vjeshta….” vazhdon me portretin letrar të Edi Shukriut, ku referues do të jenë Anton Nikë Berisha, Nexhat Rexha e Sherafedin Kadriu, moderator Sabit Rrustemi.
Edhe ky aktivitet mbahet në Biblioteka e qytetit, më 2 nëntor 2019, ora 12:00.
Më 23 nëntor vjen Linditë Ramushi – Dushku me dy vepra të reja letrare, ku referues do të jenë Sabit Rrustemi, botues e shkrimtar, Sherafedin Kadriu, kritk letrar, Arsim Halili, poet e eseist, Mehmetali Rexhepi, poet e kritik letrar. Ky aktivitet moderohet nga Sadete Tërnava – Osmani.
Në këtë “Vjeshtë….” është përfshirë edhe Biser Mehmeti, me librin “Takim me vrasësin tim”, ku referues janë Sabit Rrustemi, botues, Afrim Demiri, shkrimtar e publicist, Ismet Aliu, shkrimtar. Moderator – Xheladin Rexhepi.
Kjo pjesë e manifestimit zhvillohet në qytetin e Ferizajt, në Qendrën për Kulturë, më 7 dhjetor, ora 12:00.
Vjeshta e Ars Clubit të Gjilanit, përmbyllet më 21 dhjetor, me botimet e Shtëpinë botuese “Beqir Musliu”, të vitit 2019, ku me theks të veçantë do të flitet për poezinë e Nexhat Rexhës. Referues janë Sinan Sadiku, Mehmetali Rexhepi, Anton Nikë Berisha.
Me këtë rast, Sabit Rrustemi, përgjegjës i Ars Clubit “Beqir Musliu”, njëherësh ideator i “Vjeshtës letrare të Gjilanit”, do të mbajë një fjalë përmbyllëse, ku do të nënvizojë sukseset dhe sfidat e këtij manifestimi në rrugëtimin e deritashëm dhjetëvjeçar.

You Might Also Like