Klubi i Futbollit Vllaznia nga Pozharani sivjet është i pandalshëm. Këtë të mërkurë klubi pozhoranas e ka mundur ekipin nga kryeqendra KF Ramiz Sadiku me rezultat bindës 4:0.
Premten Muja ka qenë i pandalshëm, duke i dhuruar një treshe ekipit prishtinas e për të qenë edhe më bindëse fitorja, ka shënuar edhe Mensur Livoreka.
Djelmoshat e Sallah Sherifit ishin të pandalshëm dhe që në pjesën e parë shënuan dy herë nëpërmjet Premton Mujës. Edhe në pjesëlojën e dytë pozhoranasit ishin të pandalshëm, ngase fillimisht shënoi Livoreka e më pas edhe Premton Muja, që arriti tregolësh.
Vllaznia edhe kësaj radhe u përkrah fuqishëm nga shikuesit e saj besnik “Tigrat”. Tashti klubi pozhoranas është radhitur në pozitën e dytë, duke grumbulluar 13 pikë nga gjashtë ndeshje, e cila siguron inkuadrim të drejtpërdrejtë në Superligën e Kosovës në Futboll.
Në xhiron e radhës Vllaaznia do të jetë mysafire e Rahovecit.