Vllaznia e Pozharanit ka pësuar humbje të thelë në hapje të Ligës së Parë të Kosovës në Futboll. Pozharanasit u përballën me Besën e Pejës dhe nga ekipi pejan pësuan me rezultat 4:0.
Dukshëm paraqitje më të mirë ka patur Vitia, që në ballafaqim me 2 Korrikun në Prishtinë, ka nxjerrë një barazim pa gola.
Nga ekipet e Anamoravës, dje ka luajtur Dardana, që ia ka dalë të shënojë fitore në kryeqytet si mysafire në ballafaqim me Ramiz Sadikun e Prishtinës.