Gjilan

VV e Gjilanit ka shpërndarë pako ushqimore për 13 familje

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! Qendra në Gjilan, sot gjatë ditës kanë shpërndarë pako ushqimore për 13 familje, të cilat jetojnë nën kushte të rënda sociale.

Ky akvititet solidarizues i organizuar nga aktivistët e Lëvizjes, por i përkrahur nga biznese, qytetarë e anëtarë të strukturës, u mendua të realizohej, për t’i dalë në ndihmë sado pak këtyre familjeve, e në veçanti tani që jemi në prag të festës së ndërrimit të moteve. Këtyre pakove ushqimore, iu bashkua edhe nga një dhuratë për fëmijët e këtyre familjeve.

VV falenderojnë bizneset që kanë ndihmuar realizimin e këtij aktiviteti duke dhuruar produktet e veta, e ato janë:
RC Cola & Fluidi, ASK Food, Uji DEA, AFRO Com dhe Bio Ferma “Mendy”.

Gjithashtu, falenderojmë të gjithë aktivistët, anëtarët e strukturës dhe qytetarët që në mënyrë individuale, në bazë të mundësive të veta, i dolën në ndihmë këtij aktivitete, me aq sa secili pati mundësi.

Pak nga secili prej nesh, bënë shumë sot për këto familje, jeta e së cilëve nuk është aspak e lehtë.

You Might Also Like