E gjithë lagjja “Dheu i Bardhë” është gati për fitoren e madhe që do ta shënojmë në Gjilan.
Me kandidatët tanë të listës fituese për Asamble, Shpresa Orana-Sejdiu e Blerim Haziri, bashkëbiseduam me banorët, të cilët me entuziazëm kujtuan punët që i kemi realizuar gjatë këtyre katër viteve qeverisje.
U pajtuam BASHKË që të ecim përpara me projekte edhe më transformuese.
Hyseni qëndroi edhe në ambientet e VR CROSSFIT në Gjilan pata mundësinë të shoh nga afër përkushtimin dhe energjinë që e karakterizon rininë tonë.
Çdo ushtrim, çdo ritëm i stërvitjes, tregon vendosmërinë për disiplinë dhe për të sfiduar vetveten. Me hapësira të tilla rekreative, rinia e Gjilanit fiton jo vetëm shëndet, por edhe vetëbesim.