E diel, e mot me shi, por kjo nuk e ndal vrullin e Lëvizjes për fitoren e madhe të 12 tetorit!
Banorët e fshatit Uglarë na pritën sot me entuziazëm të jashtëzakonshëm, në vizitën bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe kandidatën tonë për asamble, Erestina Isufi.
Folëm për mandatin e ri e punët e kryera në mandatin e parë, AMF-në që po ndërtohet, ndriçimin publik e trotuarin të cilat ishin prioritetet tona.
Faleminderit nga zemra Uglarë. Shihemi me fitore!

Takimet i vazhduam me banorët e Pogragjës dhe Bilinicës, së bashku me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe kandidatët tanë për asamble, Arton Fetahu dhe Krenare Latifi-Kqiku.
Banorët si në çdo tubim e takim na pritën me përkrahje të madhe për rrugën tonë të fitores.
Bashkë diskutuam për mandatin e ri dhe për projektet e mëdha për komunën tonë.
