ZGJEDHJET 2025

VV takon gratë

Takimet me gra i vazhduam edhe më tej, duke dëshmuar se përkrahja për gratë nuk do të mungojë as në mandatin e dytë. Angazhimi ynë është i qartë dhe konkret: përkrahje direkte financiare, mundësi punësimi dhe politika që fuqizojnë rolin e gruas në shoqëri.
Po ashtu, mbetet prioritet mbrojtja e grave nga dhuna, qasja më e lehtë në shërbime sociale dhe ligjore, si dhe krijimi i kushteve që gratë të jenë pjesë aktive e vendimmarrjes në çdo nivel.
Fakti që në listën tonë në Gjilan kemi përfaqësim dinjitoz të grave tregon seriozitetin dhe përkushtimin tonë si Lëvizje për përmirësimin real të gjendjes së gruas dhe ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë.

Me organizimin e asamblistes sonë Mimoza Kadriu, kandidatët tanë për deputetë zhvilluan një takim të frytshëm me gra, ku u diskutua për punët e mira dhe reformat e rëndësishme të Qeverisë Kurti në mbështetje të grave dhe familjes.

U theksua se, për herë të parë pas luftës, gratë kanë filluar të përfitojnë shtesa për fëmijë dhe mbështetje për pushimin e lehonisë, duke krijuar më shumë siguri sociale dhe ekonomike. Po ashtu, u prezantua vizioni për mandatin e ri, ku Superpuna e dedikuar enkas për gratë do të krijojë mundësi të reja punësimi, fuqizim ekonomik dhe pavarësi për to.

Fuqizimi i grave mbetet prioritet dhe bazë e një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë.

You Might Also Like