
Në ditën e fundit të fushatës u takuam me banorët e Zabelit, në një atmosferë plot energji dhe besim. Festa e fitores tashmë është vetëm pak orë larg.
Investimet lokale dhe qendrore për këtë lagje do të jenë në qendër të vëmendjes edhe në mandatin e ardhshëm, si nga qeverisja lokale e Kryetarit Alban Hyseni, ashtu edhe nga qeversja qendrore e Kryeministrit Albin Kurti. Zabeli do të vazhdojë të përfitojë nga projekte konkrete që përmirësojnë infrastrukturën, shërbimet publike dhe cilësinë e jetës për çdo familje.
Përkrahja dhe besimi i qytetarëve na japin forcë për të vazhduar rrugën e zhvillimit, sigurisë dhe begatisë — bashkë, drejt fitores.

As Zhegra nuk lëshon pe për begati dhe siguri.
Qytetarët e kësaj ane dëshmuan edhe një herë përkrahje masive dhe besim të palëkundur për Lëvizjen tonë dhe kandidatët tanë për deputetë.






