Në Kuvendin Komunal të Gjilanit, sot u miratua vendimi për rrënimin e pjesës më të madhe të objektit të burgut dhe policisë.
Objekti i burgut famkeq është pjesë e historisë tonë kombëtare, pasi në këtë burg janë torturuar të burgosurit politik, duke përfshirë Ukshin Hotin, Rexhep Malën, Abdullah Tahirin, Fehmi Lladrovcin, Metush Krasniqin e mijëra atdhetarë të tjerë.
Duke pasur parasysh rëndësinë historike të këtij burgu, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Gjilan i bënë thirrje kryetarit të Komunës dhe Kuvendit Komunal, që të tërheqin vendimin e sotëm, i cili bashkë me rrënimin e këtij objekti rrënon edhe fakte të rëndësishme të përpjekjes sonë kombëtare në Anamoravë dhe më gjerë.